Shoqata Kraja takon Ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushatin, kërkon hapjen e pikës kufitare Skje-Zogaj
Të Enjtën me 30 Nëntorë 2017 Shoqata “Kraja” pati një ftesë nga Abasadorja e Shipërisë në Washington H.E. Floreta Faber për të festuar Ditën e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ku musafir nderi ishte z. Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët të Jashtme i Republikës së Shqipërisë. Aty, delegacioni i Shoqatës “Kraja” pat rastin të takohet me z. Bushati ku e informuan për gjendjen e vështirë ekonomike në Krajë, pikërisht për mungesën e investimeve shtetrore dhe private, si në sektorin ekonomik poashtu dhe në ato të infrastrukturës dhe në të njëtin çast prezantuan kërkesen zyrtare për hapjen e pikës kufitare Skje-Zogaj, ku ajo do të mundësoj një rritje qarkullimi në rajonin e Krajës dhe më atë edhe rritje ekonomike. Z. Bushati tha që ai ka njohuri për këtë rajon se edhe vetë është me prejardhje nga rajoni i Shkodërs dhe poashtu informoj se hapja e pikës kufitare në Skje-Zogaj është në planin e Qeverisë së Shqipërisë për zhvillimit të turizmit në zonën përbuzë liqenit të Shkodërs, në relacionin Shirokë-Zogaj dhe se inplementimi i planit vëç ka filluar. Pasi që Shoqata “Kraja” e pyeti se a është e vertetë ajo që deklaron pala malazeze se nuk ka kërkesë zyrtare nga Republika e Shqipërisë për hapjen e pikës kufitare, Z. Bushati u pëgjegj se kjo nuk është e vertetë, plani i hapjen së pikës kufitare ia është dorzuar palës malazeze dhe tani nga ato presin përgjegjen.

Në foto nga e majta, Hamid Alaj, Ilirjan Fundo, Ditmir Bushati, Esat Gjonbalaj dhe Dul Perashi
Delegacioni i Shoqatës “Kraja” takoj edhe Drejtoren Kabinetit të Ministrisë së Jashtme Odeta Barbullushi, ku ajo shprehi një interseim për kërkesen e hapjes së pikës kufitare Skje-Zogaj dhe ofroj ndihme dhe bashkpunim dhe njikohësisht, në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme pranoj kërkesën zyrtare .

Odeta Barbullushi

Abasadorja e Shqipërise në Washington Floreta Faber
Një falemenderim të posaçëm për z. Ilirjan Fundo. President i Fundo Group Inc dhe Ish Këshilltar në APEN & Albanian American Chamber of Commerce që bëri të mundur këtë takim.

Ilirjan Fundo (djathtas)
DORZIMI I KËRKESËS SË SHOQATËS “KRAJA”
MINISTRIT TË JASHTËM TË SHTETIT TË REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË Z. DITMIR BUSHATI, NË TAKIMIN E
ZHVILLUAR NË UASHINGTON DC, SH.B.A.
Uashington DC-Sh.B.A.
Datë: 30.11.2017
I nderuar Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati,
Kraja, është një trevë shqiptare e Malësisë së Mbishkodrës, shtrihet nga Taraboshi, përgjatë bregut jug-prendimorë të Liqenit të Shkodrës, dhe shpateve verilindore të kurorës së Maleve të Rumisë (1.959m), Malit të Gjanë (1.323m) e Shëngëllisë, nga Cermnica e deri në Shirokë (Shkodër).
Kraja në aspektin administrativ është pjesë e Komunës së Tivarit, ndërsa ka një sipërfaqe prej 143.8 km2. Sa i përket strukturës kombëtare, popullësia e Krajës është 100% shqiptare.
Kraja është vendi ku mendohet se ka jetuar dhe punuar edhe autori i librit të parë në gjuhën shqipe Gjon Buzuku.
Edhe pse dikur në Krajë jetonin shumë banorë, sot janë në numër shumë të vogël në prag të shpernguljes totale. Ka një sërë arsyesh që koha ka detyruar banorët e Krajës të shpërngulën nëpër vende të afërta ose të largëta. Një komunitet i tërë banorësh të Krajës u shperngulën në Zarë të Dalmacisë ndërmjet viteve 1726 – 1733.
Shpërnguljet masive në Shkodër kanë të bëjnë me vendimet e Kongresit të Berlinit me grabitjen e tokave nga malazezët, pa përjashtuar rastet për arsye thjeshtë ekonomike. Si rezultat, sot në rrethinen e ngushtë të Shkodrës janë të regjistruara 1549 familje krajane me afërsish 5-6 mijë banorë. Për kushte më të mira jetese, krajanë të shumtë u shpërngulen edhe në rrehinat e Ulqinit e të Tivarit. Por së fundi, shpërngulje masive në botën perendimore, sidomos në Amerikë, Australi, Francë e Gjermani, shpopulluan dukshëm Krajën. Pa dyshim këtu në SHBA përbëjnë një Krajë të dytë me më shumë se 1000 familje e 5000 banorë.
Sipas të dhënave të regjistrimit të fundit të popullësisë në Mal të Zi (viti 2011) në Krajë jetojnë 1881 banorë, ndërsa e them me bindje të plotë se sot jetojnë në Krajë jo më shumë se 1200 banorë. Ndërsa në vitin 1991, në Krajë jetonin më shum se 5400 banorë. Për rënien drastike të numrit të banorëve në Krajë e tregojnë edhe të dhënat e Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” në Krajë ku në vitin 1973/74 ishin të regjistruar 520 nxënës, ndërsa në vitin shkollorë 2017/18 janë me pak se 100 nxënës.
Arsyet kryesore të largimit të banorëve nga Kraja (veçanërisht mbas vitit 1990) kanë qenë mungesa e investimeve nga ana e institucioneve në këtë zonë. Është e pa imagjinueshme por e vërtetë se Kraja, edhe pse shtrihet gjatë bregut të Liqenit të Shkodrës, nuk ka ujësjellës për furnizim me ujë. Investime serioze në infrastrukturë mbas vitit 1990 nuk ka pasur (Po ju dërgoj bashkangjitur edhe fotot e rrugës së vetme që lidhë Krajën me Ulqinin, Tivarin, Shkodrën, Podgoricën etj. në të cilën banorët e kësaj zone janë për çdo ditë të rrezikuar). Ndërmarrjet industriale të cilat kanë funksionuar para vitit 1990, sot janë të mbyllura.
Të gjitha këto i kanë detyruar banorët vendas t’i lënë vatrat e tyre e të largohen nge Kraja. Ky emigrim vazhdon edhe sot, dhe në qoftë se nuk ndërhyhet urgjentisht për të ndryshuar diçka, Kraja pas disa viteve do të kujtohet vetëm në librat e historisë “Na ishte njëher…”.
Për të ndryshuar gjendjen në Krajë padyshim që duhet shumë punë, por një investim i cili do të ndikonte në menyrë të menjëhershme është hapja e pikës kufitare Skje (Krajë-Tivarë) – Zogaj (Shkodër) në bregun e Liqenit të Shkodrës. Hapja e kësaj pike kufitare do të kishte një ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Krajës nga njëra anë, por edhe Zogajve, Shirokës nga ana tjetër, duke krijuar mundësinë për zhvillimin e turizmit, që i përmbush të gjitha parakushtet.
Disa nga arsyet se pse duhet të hapet kjo pike kufitare:
-Hapja e pikes kufitare Skje-Zogaj do ta përgjysmonte distancen në mes Krajës dhe Shkodrës nga 40 km që është sot në vetëm 20 km. Në këtë mënyrë Shkodra do të ishte qendra më e afërt urbane e Krajës.
-Rruga e vetme e cila lidhë sot Krajën me qendrat urbane po degradon çdo ditë e më tepër (mjafton të kujtosh që nuk është ndërhyrë seriozisht që nga ndertimi i sajë në vitin 1975) dhe është mjaft e rrezikshme për banorët e Krajës, e sidomos gjatë stinës së dimrit. Në këtë mënyrë banorët e Krajës do kishin një mundësi për të menjanuar këtë rrugë në raste të veçanta.
-Hapja e kësaj pike kufitare do të thotë dalje nga izolimi, shumë mundësi zhvillimi për banorët e Krajës, e veçanërisht turizmi do të kthehej në qendër të vemendjes, dhe do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të banorëve vendas. Kjo pikë kufitare do të ndihmonte jashtëzakonisht shumë për zhvillimin e përbashkët të turizmit në Liqenin e Shkodrës në mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
-Pjesa më e madhe e të rinjeve të Krajës zgjedhin Shkodrën për vazhdimin e studimeve të larta, dhe hapja e pikës kufitare Skje-Zogaj do t’u mundësonte atyre që të kthehen më shpesh pranë familjeve të tyre dhe anasjelltas.
-Ka shum kranjanë që kanë lidhje farafisnore në Shkodër ashtu siç ka edhe shumë familje shkodrane me prejardhje nga Kraja që jetojnë në Shkodër. Dhe kjo pikë kufitare do kontribonte që këto lidhje të mos humbin.
-Hapja e kësaj pike kufitare do të menjanonte edhe radhët e gjata që krijohen sot në doganën e Muriqanit.
I ndëruari z. Ministër,
Hapja e pikës kufitare Skje-Zogaj është kërkesa e vazhduar e banorëve të Krajës, por edhe banorëve të Zogajve e Shirokës në Shkodër. Dëshiroj që t’u njoftojë poashtu se ekziston rruga automobilistike (në të dy anët e kufirit) deri në pjesën kufitare, duhen vetëm 1,4 km rrugë dhe një marrveshje në mes dy Qeverive që të hapet kjo pikë kufitare.
- Ministër mund t’ju informoj se dega e Shoqatës “Kraja” ne vendlindje në bashkëpunim me Bashkësinë Vendore të Krajës (Ostros) kanë filluar në Krajë me datë 18.11.2017 mbledhjen e një peticioni për hapjen e kësaj pike kufitare, me të cilën do t’i drejtohen Qeverisë së Republikës së Malit të Zi.
Diaspora krajane këtu në SHBA është e gatshme të kontribojë me të gjitha mundësitë financiare që kemi, për ta bëë realitet këtë investim. Por në radhë të parë, shpresojmë që të filloni negociatat me Qeverinë e Malit të Zi, për hapjen e pikës kufitare Skje-Zogaj. Më duhet të ju kujtoj që këto negociata kanë filluar në vitin 2012 në mes të Qeverisë së atëhershme të Shqipërisë dhe Malit të Zi, por që nuk ka pasur asnjë avancim në këtë drejtim.
Te jeni të bindur se impakti nga hapja e kësaj pike kufitare do të ishte i menjëhershëm dhe mjaft pozitiv në të dy anët e kufirit.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
PSE DUHET TË HAPET PIKA KUFITARE SKJE-
ZOGAJ?
Duke e parë gjendjen e vështirë që po kalon Kraja dhe emigrimi i vazhdueshëm, hapja e pikës kufitare Skje-Zogaj, besojmë se do jetë fillimi i një epoke të re në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës së Krajës.
Arsyet kryesore për të cilat ne mendojm se kjo pikë kufitare duhet të hapet sa më parë janë:
Hapja e pikes kufitare Skje-Zogaj do ta përgjysmonte distancen në mes Krajës dhe Shkodrës nga 40 km që është sot në vetëm 20 km. Në këtë mënyrë Shkodra do të ishte qendra më e afert urbane e Krajës.
Rruga automobilistike Krevar-Ostros-Virpazar e cila lidhë sot Krajën me qendrat urbane po degradon çdo ditë e më tepër dhe është mjaft e rrezikshme për banorët e Krajës, e sidomos gjatë stinës së dimrit. Në këtë mënyrë banorët e Krajës do kishin një mundësi më shum për të menjanuar këtë rrugë në raste të veçanta.

Rruga sot
Hapja e kësaj pike kufitare do të thot dalje nga izolimi, shumë mundësi zhvillimi për banorët e Krajës, e veçanërisht turizmi do të kthehej në qendër të vemendjes. Kjo pikë kufitare do të ndihmonte në promovimin e Liqenit të Shkodrës në të dy anët e kufirit, e njëkohësisht edhe Kraja do të kthehej në një nga pikat turistike lehtësisht të aksesueshme nga të gjithë turistët.
Pjesa më e madhe e të rinjve të Krajës zgjedhin Shkodrën për vazhdimin e studimeve të larta, dhe hapja e pikës kufitare Skje-Zogaj do t’u mundësonte atyre që të kthehen më shpesh pranë familjeve tyre dhe anasjelltas.
Ka shum kranjane që kanë lidhje farafisnore në Shkodër ashtu siç ka edhe shum familje shkodrane me prejardhje nga Kraja që jetojnë në Shkodër. Dhe kjo pikë kufitare do kontribonte që këto lidhje të mos humben.
Hapja e pikës kufitare Skje-Zogaj do të zvogëlonte radhët e gjata që krijohen në doganen Sukobin-Muriqan, veçanërisht gjatë verës.
Këto janë vetëm disa nga arsyet për të cilat pika kufitare Skje-Zogaj duhet të hapët sa më parë. Përkrahja e këtij peticioni është përkrahje e pikës kufitare Skje-Zogaj. Çdo firmë e këtij peticioni është një zë më shumë në lidhje me këtë çeshtje në drejtim të Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Duhen vetë 1,4 km rrugë dhe një marrveshje në mes dy Qeverive që të hapet pika kufitare Skje-Zogaj.
Ky peticion është iniciativë e Forumit Rinorë të shoqatës “Kraja” dhe Bashkësisë Vendore Ostros.