Të enjten me datën 21 shtator 2017, me ftesë te kryetarit të Komunes se Ulqinit, z. Nazif Cungu, përfaqsues të degës së Shoqates “Kraja” në vendlindje moren pjesë në një takim të organizuar nga z. Cungu për te diskutuar për projektin ujësjellsit në Krajë.
Z. Cungu bëri te mundur këtë takim me kryetarin e Komunes se Tivarit dhe me perfaqsues të Bankes Gjermane për Zhvillim.
Nga Banka Gjermane kerkohet një kredi per furnizimin e Krajes me ujë, por meqënse numri i banoreve të Krajës eshte jo i mjaftueshëm, z. Cungu sugjeroj qe ne këtë projekt të kyçen edhe dy fshatra te Komunes së Ulqinit, përkatsisht Rashtisha dhe Kravari.
Drejtori për zhvillim i bankës KfW, Dr.Kirk Mildner shprehu gatishmërinë për të na ndihmuar për realizimin e projektit të ujit për Krajën.
Theksoj se kërkesen per nderhyrje per furnizimin e Krajes me uje, z. Cungu ia kane paraqitur përfaqsuesit e Shoqates “Kraja” – dega Krajë në takimin e mbajtur disa jave më parë në Komunen e Ulqinit dhe z. Cungu është shprehur i gatshem që të punojë në këtë drejtim.
Me këtë rast falenderojmë z. Cungu që është shprehur i gatshëm të mbështese dhe të ndihmojë Shoqaten “Kraja” edhe ne plane te tjere qe kane te bejnë me promovimin e turizmit në Krajë.
Comments