top of page
Writer's pictureAgim Cura

Shoqata "Kraja" në New York shpërndan bursa për studentët nga Kraja

Një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm në programet dhe ndihmat që ofron Shoqata "Kraja" në New York, komunitetit të përfaqëson, padyshim se një vend të rëndësishëm zë edhe mbështetja e të rinjve për shkollim, gjegjësish nga treva e Krajës. Udhëheqësia e Shoqatës "Kraja" me plot bindjen se shkollimi dhe arsimimi i gjeneratave të reja ndikon direkt në përmirsimin e gjendjes ekonomike dhe në zhvillimin ekonomik të trevës së Krajës dhe më gjërë, ka zhvilluar dhe do të zhvillojë edhe në vazhdim një aktivitet të tillë të shpërndarjes së bursave për studentet/tat nga treva e Krajës. Andaj edhe këtë vit akademik (2018/2019) është vepruar njëjtë. Gjatë mbledhjes së datës 31.03.2019 Këshilli i Shoqatës "Kraja" ka mbajtur mbledhjen e sajë të radhës ku ka miratuar një sërë pikash të parashikuara të rendit të ditës, ku ndër të tjera ka qenë edhe pika e rendit të ditës: "Shpërndarje e bursave" për studentat/tet nga treva e Krajës. Me këtë rast nga udhëheqësia e shoqatës dhe nga këshilli i përgjithshëm i saj, janë mbështetur plotësisht të gjithë studentët të cilët kanë aplikuar për marrje burse nga Shoqata "Kraja", të cilët kanë konkuruar në bazë të konkursit të paraqitur nga shoqata, konkurs i cili ka qenë i hapur për tre (3) muaj radhazi. Këtu duhet cekur se të gjithë studentët që përfituan bursën, gjithsejt trembëdhjetë (13), të gjithë të aplikuar në bazë të konkursit për bursë, bursa ndahet në bazë të buxhetit që shoqata posedon, ku është bërë seleksionimi i studentëve/tave në tre (3) llojë vlere (shumës) në dollarësh, ku: -Bursë prej $1000 përfituan katër (4) studente/të -Bursë prej $500 përfituan gjashtë (6) studente/të dhe -Bursë prej $300 përfituan tre (3) studente/të. Më lejoni t'ju njoftoj se e gjithë kjo është bërë me koncensus të plotë të miratuar nga  Këshilltarët e Shoqatës "Kraja", të cilët kanë qenë prezent në mbledhjen e datës 31.03.2019, ku kanë qenë gjithsejt katërmbëdhjetë (14) këshilltarë. Ma këtë rast nuk na mbetëtë gjë tjetër vetëm të i përgëzojmë të gjithë studentet dhe studentat të cilët përfituan bursë nga Shoqata "Kraja" për vitin akademik (2018/2019) dhe njiherit i përgëzojmë të gjithë ata studente/të që konkuruan, i plotësuan kriteret e kërkuara me konkurs dhe me merit fituan bursën nga Shoqata "Kraja". Një repsekt dhe mirënjohje të veçant duam po ashtu të përcjellim edhe për prindërit dhe familjet tuaj të dashur studente dhe student, që ju kanë mbështetur në këtë rrugë të suksesshme të pëfitimit të dijes, sepse pa përkrahjen dhe mbështetjen e tyre nuk është e lehtë të niset një rugëtim i tillë shkollimi. Të gjithë Këshilltarët dhe udhëheqsia e Shoqatës "Kraja", përfituesve të bursës, u urojnë suksese në vitin akademit, pa lënë anash edhe atyre që nuk paten rastin-fatin të përfitojnë bursë për vitin akademik 2018/19. Suksese. Shoqata "Kraja" - New York

7 views0 comments

Comments


bottom of page