top of page

Shoqata “Kraja” në New York shpëndan bursa për studenta nga Kraja

Writer's picture: Agim CuraAgim Cura

Shoqata Kraja në New York shpërnadan bursa për sudnetët nga Kraja për vitin shkollorë 2017/2018 Këshilli i Shoqatës “Kraja” në mbledhjen e saj të mbajtur me datën: 4 Mars 2018, nën pikën e rendit të ditës, Diskutime rreth seleksionimit të studentave/teve për dhënien e bursave miratoi një numër të caktuar bursash për studentët krajanë që do të jepen për vitin akademit  2017/2018. Këtë vit shkollore kanë aplikuar gjithsejt 10 student. Këshilli i Shoqatës Kraja morri vendimin që shuma e bursave të ndahet në këtë mënyrë: 5 sudent nga 1000 dollarë, 3 sudent nga 500 dollarë 2 student nga 300 dollarë Shoqata Kraja nuk i bën publikë emrat e studentëve që aplikojnë/marrin bursa. Të gjithë fituesit do të informohen përsonalisht nga Medina Cura, kryetarja e Shoqatës Kraja, dega Krajë. Të gjithë studentat dhe studentet që nuk janë përfitues të bursës universitare për vitin akademik 2017/18 kanë të drejtë të paraqesin ankesën e tyre në afat prej 10 ditësh, nga dita e shpalljes së rezultateve në Web faqen e Shoqates “Kraja”. Ankesa duhet të dërgonet në E-mailin e Shoqatës, ku udhëheqsia e Shoqatës “Kraja” do ta shqyrtojë në vazhdim. Të gjithë Këshilltarët dhe udhëheqsia e Shoqatës “Kraja”, përfituesve të bursës, u urojnë suksese në vitin akademit, pa lënë anash edhe atyre që nuk paten rastin-fatin të përfitojnë bursë për vitin akademik 2017/18. Shoqata Kraja- New York

4 views0 comments

Comments


bottom of page