Shoqata "Kraja" në New York-Sh.B.A. mbajti
tubimin fondmbledhësDatë: 19.11.2017 STATEN ISLAND, N.Y.
LISTA E DONATORËVE-ANTARËVE TË RINJ
(Datë: 19.11.2017)
STATEN ISLAND, N.Y.
Shoqata “Kraja” me seli në New York-Sh.B.A., e mbështetur nga komuniteti krajan, organizoi mbrëmje fondmledhëse për përkrahjen e disa projekt-ideve për zhvillimin e turizmit në trevën e Krajës, ide të cilat janë propozuar nga të rinjtë e Krajës në bashkëpunim me Shoqatën “Kraja”-Dega Krajë, të cilët janë bashkangjitur shoqatës tonë, për të bërë të mundur promovimin e kësaj dege ekonomike edhe në vendlindjen tonë-Krajë, duke sjellë një frymë të re zhvillimi në këtë sektorë.
Ky aktivitet u mbajt në ambientet e Restaurantit “NINO’S” në Staten Island pronë e bashkëavendasëve tanë nga treva e Krajës, z. Agim Gjençiqit dhe Sylejman Dragës, ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm pjesmarrësish, si dhe përfaqësuesi dhe ish Kryetari i Shoqatës Ana e Malit z. Ismet Kurti dhe asamblisti i njohur nga Bronx-i, shqiptari, z. Mark Gjonaj. Për nderë të pjesmarrësve dhe mysafirëve të ardhur enkas në këtë mbrëmje, Shoqata “Kraja”, shtroi darkë me ushqime dhe pije të pasura.
Kryetari i Shoqatës “Kraja” Hamid Alaj, në fillim të fjalës së tij i përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët të cilët pa hezituar ju përgjigjen ftesës së shoqatës, apo siç theksoi ai: “Na urdhëruat në sofrën krajane për të shijuar bukën krajane, me ate çka ka falë Zoti, sepse dera e malësorit krajan ka qenë dhe është gjithmonë e hapur për mysafirin”. Ai i njoftoj të pranishmit me programin e organizimin të kësaj mbrëmje si dhe paraqiti para të pranishmëve qëllimet e këtij tubimi. Pastaj në vazhdim prezantoi planin e retavilizimit të molës së Skjes-Hutaj, të përpunuar nga arkitektja krajane e nderuara Dafina Demiri, ku në pika të shkurta, me anë të fotografive me projektor, bëri shpjegimin e këtij plani, të paraqitur në 12 fotografi të detajuara. Me këtë rast Kryetari i Shoqatës “Kraja” Hamid Alaj gjeti rastin të falenderojë arkitekten Dafina Demiri për këtë projekt, projekt të cilën ja dorzoi shoqatës në fjalë si kontribut të saj ndaj komunitetit krajan dhe vendlindjes së saj-Krajës.
Pastaj fjalën në vazhdim e mori sekretari i Shoqatës “Kraja” Dul Perashi. Ai i përshëndeti të pranishmit duke i falenderuar për pjesmarrjen e tyre në këtë mbrëmje. Pastaj, në vazhdim të fjalimit të tij i njoftoj të pranishmit më gjërësisht rreth projekt-ideve për promovimin e turizmit në trevën e Krajës si dhe mundësinë e Krajës që të bëhet destinacion për eco-turizëm. I njoftoi të pranishmit rreth të gjitha pikave të diskutimit, duke filluar që nga hapja e webfaqes në internet (www.visitkraja.com), për të dhënë informata rreth pikave turistike në trevën e Krajës. Pastaj vazhdoi fjalimin e tij duke i njoftuar të pranishmit rreth vendosjes së tabelave informative, botimi i broshurave turistike, riparimi i rrethit te Mola e Skjes-Hutaj, riparimi i qendrës së Ostrosit, etj. Ai para të pranishmëve vuri në dukje edhe përkrahjen që ka ofruar Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu rreth këtyre pikave turistike.
Poashtu në këtë mbrëmje mori fjalën edhe asamblisti i njohur nga Bronx-i, shqiptari, z. Mark Gjonaj, i cili përshëndeti të pranishmit dhe njiherit falenderoj edhe udhëheqësin e Shoqatës “Kraja” për ftesën që i kanë bërë. Ai ndër të tjera vuri në dukje se: “kur shoh shqiptarët e bashkuar kështu siç jeni bashkuar ju krajanët sonte këtu e ndiej veten edhe më tepër shqiptarë se sa që jam”. Pastaj fjala ju dhe edhe ish-Kryetarit të Shoqatës Ana e Malit, z. Ismet Kurtit. Edhe ai vuri në dukje se: “jam shumë i kënaqur që mu dha rasti të jem pjesë e kësaj mbrëmje në mesin e krajanëve, dhe ju përgëzog për punët dhe aktivitetet e shoqatës “Kraja”, si dhe ju falenderoj për ftesën e bërë”.
Në këtë mbrëmje nga të pranishmit Shoqata”Kraja” pati një përkrahje të madhe ku në kufi të mundësive që kishin, kontribuan edhe me mjete financiare, për ndihmë Shoqatës dhe realizimit të mundshëm të projekt-ideve në fjalë. Kontributi i tyre nuk mungoi por as antarsimi i antarëve të rinj brenda shoqatës për vitin 2017 dhe për vitin 2018 gjithë ashtu nuk mungoi. Komuniteti krajan i New York-ut me rrethinë është krenarë për kontributin dhe ndihmën e dhënë aty ku e lypë nevoja, që ndihmon Shoqatën “Kraja” ku të gjithë janë të bashkuar rreth saj sepse veprat bamirëse, ato humanitare dhe çdo aktivitet në të mirë të komunitetit të vet dhe atij më të gjërë shqiptarë dhe që i shërben humanizmit, janë gurë themel i ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë.
Duke gjetur rastin që Shoqata “Kraja” të falenderojë, përzemërsisht të gjithë pjesmarrësit e kësaj natë fondnbledhës, për ndihmën e tyre të derdhur në fondin e shoqatës, për antarsimin e antarëve të rinj brenda shoqatës si dhe për përkrahjen e tyre dhënë Shoqatës në përgjithësi, në vazhdim të këtij shkrimi do të paraqesim listën e të gjithë atyre që kontribuan dhe u antarsuan në shoqatë, gjatë këtij tubim.
Comments