Kumtesë për opinion - Reagim
Shoqata Atdhetare “Kraja” me seli në New York si dhe dega e saj në Krajë, me rastin e festës së gështenjave e cila do të mbahet ditën e shtunen, datë: 19.11.2016, në qendër të Krajës, në Ostros, reagon ashpër ndaj këtij manifestimi në këtë trevë, nga arsyeja se trevës tonë shekullore po i ç’vlersohet dhe po i përdhunohet vlera e gjuhës (shqipe) në të cilën flitet mbrenda kësaj treve (Krajës) autoktone shqiptare. Ky ç’vlersim dhe përdhunim i vlerave të gjuhës po bëhet në mënyra të ndryshme, tani e më parë, por tani me anë të këtij manifestimi po bëhet gjithnjë e më tepër, duke përdorur gjuhën që kjo trevë nuk e flet dhe që nuk është gjuha autoktone e kësaj treve, duke përdorur reklamat e manifestimit në gjuhë të huaj e jo në gjuhën e popullit, duke ftuar grupe muzikore (sllave) dhe këngëtarë me gjuhë dhe këngë të huaja (sllave). Duke shprehur indinjatën tonë, u drejtohemi edhe atyre këngëtarëve krajanë dhe të tjerëve shqiptarë që ta gjejnë veten dhe të mos këndojnë në evenimente të tilla.
Shoqata jonë dhe komuniteti i saj që kjo shoqatë përfaqëson, vlerësonë se këto po ndodhin mu atëherë kur treva jonë-Kraja, ka nevojë më së shumti për të ruajtur vlerat e veta kulturore dhe identitetin e vet gjuhësor me vlerat e saja shekullore.
Kjo është një situatë, që me mjete dhe mënyra të ndryshme, herë më të ashpra e herë më të “buta”, po e pëson populli i trevës së Krajës. Klasa politike shqiptare e kësaj treve (Krajës), po bëjnë sikur nuk dinë dhe po harrojnë se ndodhin gjëra të tilla në trevën e Krajës. Ato po luftojnë kush më shumë e kush më pak, vetëm për të gjetur “rehatin” e vet në “konakun” e pushtetit, për interesa të veta përsonale, andaj edhe ndodhin gjëra të tilla në këtë trevë (Krajë). Kjo, jo vetëm që është në dëm të politës shqiptare në këtë trevë, në dëm të vlerave demokratike, në dëm të realizimit të drejtave të njeriut dhe atyre nacionale, në rastin konkret, kjo nuk çon në rrugë të sigurtë të ruajtjes së këtyre vlerave.
Absurditeti i këtij lloji është se vetë subjektet politike shqiptare si dhe vetë politikanët shqiptarë, të çfarëdo partie që përfaqësojnë në këtë trevë (Krajë) nuk respektojnë gjuhën dhe kulturën e tyre shekullore. Më tepër të habit fakti se si subjektet politike shqiptare në këtë trevë heshtin dhe nuk reagojnë në raste të tilla, madje edhe kurë kërcënohet gjuha e tyre, gjë që len të kuptosh se ato gjithnjë e më tepër po rrinë “rehat në prehërin e pushtetit”. Kraja dhe krajanët e kanë për treditë të presin mikun dhe ta nderojnë atë, ku me nostalgji të moshuarit kujtojnë, duke thënë se “ne mikut i themi hajde, por zot shtëpie se bëjmë”. Bujaria e krajanit ka krahët e hapur për çdo kend që ja mësun “konakut” të tij, por mbi të gjitha ka “krahët e engjëllorit”, andaj bujaria e tyre shkëlqen vlerat njerzore.
Në këtë drejtim, zëri i komunitetit krajan në diasporë u drejtohet të gjithë qytetarëve krajanë dhe subjekteve politike shqiptare, si dhe atyre individëve politikanë shqiptarë të çfarëdo partie që përfaqësojnë nga kjo trevë (Krajës), që të mos lejojnë të bëhen pre e ndikimeve të ndryshme për interesa individuale. Ne së bashku me ju jemi nga ajo trevë dhe të gjithë jemi të detyruar të mbrojmë vlerat tona kombëtare të çfarëdo qofshin ato.
Duke dashur që të mos përsëriten incidente të tilla, të parandalohen dhe të mos përsëriten më në të ardhmen, përmes kësaj letre u bëjmë thirje tërë subjekteve politike si dhe individëve politikanë të çfarëdo partie që përfaqësojnë nga kjo trevë (Kraja), që të kujdesen më tepër për vlerat kulturore dhe gjuhësore të trevës tonë-Krajës, sepse kjo që po ndodhë është mjaft provokuese dhe e dhimbshme ndaj vlerave tona kombëtare-kulturore-gjuhësore.
Apeli ynë është që të kujdesemi më tepër për vlera të tilla, kjo që po ndodh të shërbejë si mësim për të ardhmen, të mbizotrojë zëri i arsyes, duke mos lejuar në asnjë mënyrë që për vepra të tilla të bëhemi shërbëtorë të të huajve. Me këtë rast diaspora krajane në New York kërkon nga subjektet politike dhe individët politikanë krajanë që të jenë të vëmendshëm para një ngjarje të caktuar dhe të distancohen nga politikat individuale mbase edhe ata sunduese.
SHOQATA ATDHETARE “KRAJA”New York, Krajë, 16.11.2016
Comments