Kuvendi i Shiperisë me daten 1 Nëntor 2018 miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj (Republika e Shqipërisë) – Skje (Mali i Zi) për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve në Liqenin e Shkodrës.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, e vlerësoi të rëndësishme përmbushjen e saj, duke thënë se pika e përbashkët kufitare do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e njerëzve por edhe do të mundësojë ndërlidhjen e trevave shqipfolëse, “Flasim për një ndërlidhje mes Shirokës, Zogajt dhe Malësisë së Krajës, apo pjesës së Tivarit, ku përgjithësisht jetojnë shqiptarë dhe është një zonë e cila ka ende mundësi për tu shfrytëzuar pozitivisht për sa i përket potencialit të turizmit. Do ketë një linjë transporti liqenor Zogaj-Mali i Zi. Pika kufitare do ketë një ndërlidhje me trevat shqipfolëse. Pra, në këtë kontekst e gjithë pjesa e liqenit të Shkodrës do të mbulohet dhe do të krijohet një akses shumë më i madh jo thjesht për banorët e zonave përkatëse po dhe për ata turistë që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë dhe Malin e Zi”-tha Bushati.
Shoqata Kraja shprehë mirnjohje të thellë Parlamentit të Republikës së Shqiptisë për miratimin e projekt rezulutes për hapjen e pikës kufitare Zogaj-Skje. Njekohsisht falenderojmë qeverinë shqiptare dhe ministrin e punve të jashtme zotri Ditmir Bushati, seriozitetin e treguar në këtë projekt. Që nga takimi që Shoqata Kraja ka pas më zotri Bushatin në Washington për këtë projekt qeveria shqiptare ka qenë shumë aktive në jetsimin e kerkesës sonë që tash më po levizë në drejtimin e duhur.
Shoqata "Kraja" gjatë takimit me ministrin Byshati në Washington në Nëntor të vitit 2017. Nga e majta, Hamid Alaj, Ilirjan Fundo, Ditmir Bushati, Esat Gjonbalaj dhe Dul Perashi.
Kommentare