top of page
Writer's pictureAgim Cura

Mbjellja e brezit pyjor në Shtegvashë


Në mars të këti viti, Shoqatat “Kraja” organizoj pastrimin e shkurreve përbri rrugës duke filluar në hyrje të Krajës (Shtegvashë) dhe duke vazhduar në një gjatësi prej 600 metrave. Qëllimi i këti pastrimi është hapja e pamjes nga liqeni dhe zëvedësimi i shkurreve me pemët zbukuruese të quajtura “Paulownia”.

Me pastrimin e shkurreve doli ne dritë edhe se sa e rrëzikshme ishte qarkullimi në atë zonë, gjë që nuk dukej pasi ishte e mbuluar me shkurre. Duke pasur parasyshe rrezikshmerine qe u zbulua iu be thirje organeve kompetente shtetrore per kete pune per te vendosur mbrojteset (braniket) ne nje pjese ku paraqitet rrezikshmeria me e madhe. Pasi u inspektua zona ne fjale nga perfaqsues te organeve shtetrore (Drejtorise se Komunikacionit në Mal te Zi), te cilet na pergëzuan për punen e bërë dhe shprehen gadishmërinë që në një distancë prej 100 metrash ku zona është më e rrëzikëshme të vendosen mbrojtëset. Në fund të marsit u bë edhe mbjellja e pemëve ashtu sic e kishim planifikuar ku u mbollen rreth 60 fidane dhe duket se puna pati rezultat pozitiv pasi të gjitha pemët kanë dhënë shenjat e parë se kanë filluar jetën në atë zonë. Shoqata Kraja - Dega Krajë







7 views0 comments

Comments


bottom of page