LAJMËRIM RRETH AKSIONIT HUMANITARE PËR NDËRTIMIN
E SHTËPISË SË BRAHIM ALISË-LEKPEREJ-KRAJË
Lajmërojmë të gjithë opinionin e gjërë, miq, dashamirës, vullnetarë dhe mbështetës të aksionit rreth ndihmës humanitare për ndërtimin e shtëpisë së Brahim Alisë-Lekperej, nga fshati Arbnesh i Krajës se ky aksion për momentin mbyllë fushatën e vet rreth grumbullimit të ndihmave të mëtejshme. Kjo mbyllje e fushatës vjen nga arsyeja se shuma e grumbulluar në të holla, e cila është e novojshme të përfundohet ndërtimi i shtëpisë së individit në fjalë është arritur. Po ashtu kjo mbyllje e kësaj fushate vjen edhe nga organet kompetente të cilat e kanë marrë përsipër këtë aksion humanitar.
Në përpjekje për të ndihmuar në zbutjen e varfërisë në trevën e Krajës, shfrytëzojmë rastin të felenderojmë përzemërsisht kontributdhënësit, bashkëatdhetarët, bashkëvendasit dhe të gjithë ata që ndihmuan në grumbullimin e shumës së nevojshme në para, për ti dalë në ndihmë kësaj familje në nevojë, duke i ndërtuar shtëpinë që edhe ata të gëzojnë jetën ashtu si të tjerët me gjithë ato vitet e rënduara mbi supet e tyre.
Po ashtu shfrytëzojmë rastin të falenderojmë edhe ata individ të cilët kanë dëshirë të kontribojnë në këtë aksion humanitarë, por aksioni u mbyll, u jemi mirënjohës dhe u themi po që se është nevoja do t’i lajmërojmë përsëri.
Po ashtu shfrytëzojmë rastin t’i falenderojmë dhe përgëzojmë duke shprehur respekt për të gjithë ata individ të cilët mundësuan që ky aksion të realizohet në përputhshmëri me normat e kërkuara. Ky aksion u krye në mënyrën më humanitare që të jetë e mundur, me vullnet të mirë, pa u lodhur, por edhe pa e rrahur gjoksin apo pa pasur apetite të tjera, por vetëm tu ndihmojmë atyre që kanë nevojë në vendlindjen tonë Krajë, sepse për të mbledhur ndihma nuk është edhe aqë e lehtë, mbase e ndieshme dhe shumë e rëndë, sepse nuk kërkohet për vete por për ata që kanë nevojë, por kudo që shkon dhe kërkon ndihmë nuk kthehesh pa “gjë” por diçka “të japin” sepse të gjithë e dinë se ato shkojnë në vendin e duhur, aty ku është nevoja.
Në këtë aksion humanitarë jemi munduar të jemi sa më të sinqertë dhe çdo dollar i grumbulluar jemi të bindur se do të shkojë në vendin e duhur, duke u kontrolluar nga Shoqata “Kraja”-Dega Krajë. Tani më punët kanë filluar në ndërtimin e shtëpisë së Brahim Alisë-Lekperej, çka do të thotë se ndihmat e juaja veç kanë filluar të duken në vendin e duhur.
Tani në këtë shkresë nuk do t’i përmendim me emër e mbiemër (për më gjërësisht shih listen e donatorëve në faqen e Shoqatës “Kraja” në adresën www.kraja.us ) të gjithë ata që dhanë ndihmën e tyre në këtë këtë aksion humanitar, por Inshallah Zoti ua shpërblenë. Zoti u bekoftë dhe Zoti ua shpërbleftë secilit me aqë sa ka ndihmuar, sepse jemi të vetëdijshëm se bamirësit nuk do të ndalen me kaqë por do ta shtrijnë dorën aty ku e lyp vendlinja-Kraja, por edhe më gjërë, sepse në raste të tilla kemi të bëjmë me varfëri.
Ne po e përmbyllim këtë falenderim për të gjithë me një thënie, e cila do të jetë si mesazh për ata që shtrijnë dorën për të ndihmuar dhe për të gjithë ata që shtrijnë dorën për të grumbulluar po ato ndihma, e cila thënie vijon: ” I lumi ai që shtrin dorën e ndihmës dhe kontribuon drejtë pa rrahur gjoksin dhe pa pasur qëllime dhe ambicie tjera, përveç që t’i ndihmojë atyre që kanë nevojë”.
Shprehim felenderimet dhe respektin më të veçantë për të gjithë juve.
***Lista e donatorëve gjindet në artikulin “Aksion humanitar për ndertimin e shtëpisë së Brahim Alis”
Comments