top of page

Dy fjalë për diasporën

Writer's picture: Agim CuraAgim Cura


Stina e pushimeve ka mbërritur!

Te gjithë shkojnë në pushime dhe me plotë të drejtë zgjedhin destinacionin sipas dëshirës së tyre nga katër anët e botës.

Por, askush nuk ka të drejtë ta hajrrojë vendlindjen e vetë.

Eshte kjo stinë qe Kraja e pret me padurim që të mbledhë në gjirin e vet të gjithe bijtë dhe bijat sajë.

Ju, bijtë dhe bijat e Krajes, mos ngurroni, mesyjani Krajes, jepjani nje dorë te ngrihet, gezone Krajën.

Mos harroni vendin ku u lindët, vendin ku e kaluatë femijerinë.

Gjatë kësaj stine do të vizitoni Ulqinin, dhe viset tjera në rajonë, gjithkush sipas dëshirës, por mos e harroni ta vizitoni Krajën, të vizitoni farefisin, shokët dhe miqët, të shijoni ushqimet qe ajo iu ofron, ushqimet me te cilat rritet shtatin, ushqimet më të mira ne botë.

Ejani dhe tregojuni femijeve tuaj se nga ku buron burreria juaj, ku u linden traditat për te cilat jemi të sigurte se iu flisni cdo ditë, tregojuni ku e mesuat notin dhe pse jo, tregojuni ndonje vend në Kraje i cili iu kujton nje histori te bukur.

Vizitone Krajën dhe jepni kontributin tuaj për te ngritur ekonominë e sajë, sepse Kraja iu mbush me jetë dhe në të njëten kohë, ju i jepni asaj jetë.

Mos harroni kurrë që vendlindja jonë, Kraja, është vendi i traditës mivjecare, është Kraja legjendare, është vendi qe pret të rilind përseri!

Mos hezitoni, sepse në Kraje ka lezet dhe kënaqsi shpirtrore gjithmonë.

Shoqata Kraja New York



 
 
 

Comments


bottom of page