AKSION HUMANITAR PËR NDËRTIMIN E SHTËPISË SË
BRAHIM ALIS-LEKPEREJ NGA FSHATI ARBNESH (LEKPEREJ)-KRAJË
Humanizmi nuk ka kufinjë. Kjo nuk do të mungojë as tek komuniteti krajanë këtu në diasporë (New York me rrethinë), por edhe më gjërë, kudo që një banorë i trevës Krajës-Shestanit të jetë i vendosur për të jetuar jetën e vet, qoftë familjarë qoftë beqarë. Se asnjëherë kjo traditë e humanizmit te ky popull nuk zbehet e kanë treguar me kohë aty ky e lypë nevoja, pa marr parasysh moshat, gjinit e ndasitë politike të tyre. Të bashkuar në raste të tilla janë të pa ndashëm, janë aq afër njëri tjetrit sa të thuash se janë një familje e tërë. Në realitet një komunitet i bashkuar formon një familje të tërë, andaj duke u nisur nga ky koncept, krajanët janë të bashkuar si kurrë më parë, janë më afër me shoqatën e tyre (Shoqata “Kraja”), shoqatë e cila, falë ndihmës dhe përkrahjës së tyre, pagesës së antarsisë dhe donacioneve, gjithmonë merr parasysh gjendje sociale të komunitetit krajan në vendlindje aty ku është më e acaruar gjendja e popullit të trevës Krajë-Shestan.
Këtë e dëshmon edhe nisja e aksionit për ndërtimin e shtëpisë së Brahim Alisë-Lekperej nga fshati Arbnesh i kësaj treve. Shoqata “Kraja”, në bashhkëpunim me Klubin e pencionerëve të Krajës, Bashkësisë Lokale Ostros-Krajë, Shoqata “Kraja”-Dega Krajë si dhe antarët e tjerë të Këshillit drejtues, të cilët kanë marrë përsipër këtë asksion humanitar për ndërtimin e shtëpisë së familjes në fjalë, familje e cila ka nevojë urgjente për një shtëpi të tillë, ku dita ditës po u vështirsohet banimi në shtëpin ku janë duke banuar tani. Komuniteti krajan këtu në diaspor dhe më gjërë po qëndrojnë pranë njëri tjetrit edhe në këto kohë të vështira për trevën dhe vendlindjen e tyre, të cilët fati deshti të gjinden larg saj, por me shpirt e zemër aty, duke përcjellë situatën që dominon atje por edhe duke ndihmuar popullin e vendlindjen e vet. Këtë po e dëshmon edhe me nisjen e këtij aksioni humanitarë.
Çdo ditë e më shumë po shtohen rastet e nevojshme për ndihmë në vendlindjen tonë. Ato janë të rasteve të ndryshme, ku ka raste që ska KOMENT. Një rast i tillë është edhe rasti për ndërtimin e shtëpisë së Bramin Alisë-Lekperej (Arbnesh-Krajë).
Shtrohet Pyetja: Ne si bashkvendas çka mundemi të bëjmë për familjen e Brahim Alisë-Lekperaj? Për të realizuar ëndrrën e kësaj familje katër (4) antarëshe, për ndërtimin e një shtëpie të re, duhet ndihma dhe mbështetja juaj, duhet të shtrihet dora e humanitetit shpirtëror deri në momentin e duhur që kjo familje t’i kalojnë vitet e tyre të pleqërisë nën “kulm të shtëpisë” pa pasur nevojë të mbrohen nga acari, reshjet, e ngricat dimërore, duke vendosur plasmasë (najllon) për t’u mbrojtur nga shiu, bora e era e ftohtë, duke ndejur të “strukut” nën “jorgan” apo të rrethuar rreth votrës me zjarrë, për t’u ngrohur.
Historia e kësaj familje në nevojë është e trishtë. Kjo familje jeton në kushte shumë të vështira, e cila nuk i përmbush as ato më elementaret për jetesë. Ato jetojnë në një shtëpi shumë të vjetër e ndërtuar që prej shumë vitesh dhe shumë e amortizuar. Nga momenti në moment kanë frikë se mos po u shembet. Ato janë në gjendje të rëndë ekonomike edhe pse ndihmat humanitare për këtë familje në nevojë nuk kanë munguar duke i falënderuar të gjithë ata që u treguan bamirës dhe zemërgjërë. Kjo gjendje tepër e dobët ekonomike dhe paaftësia e tyre për të punuar si dhe mosha e shtyrë e rëndon edhe më tepër situatën e kësaj familje.
Pas publikimit të disa fotografive në rrejetet sociale se në çfarë gjendje të rëndë jeton familja e Brahim Alisë-Lekperej,Shoqata “Kraja”, në bashhkëpunim me Klubin e pencionerëve të Krajës, Bashkësisë Lokale Ostros-Krajë, Shoqata “Kraja”-Dega Krajë si dhe antarët e tjerë të Këshillit drejtues, ka marrë iniciativën për ndërtimin e shtëpisë së re të kësaj familje. Ne të gjithë së bashku kemi nisur aksionin duke bërë apel te të gjithë ata njerëz humanitar që të shtrijnë dorën e solidaritetit që kësaj familje t’i ndërtohet shtëpia e re që së paku të mund t’i plotsohen kushtet minimale për jetesë.
Koncepti për t’i ndihmuar kësaj familje në të njëjtën kohë ka një çmim të arsyeshëm si një zgjedhje humanitare, andaj ne si Shoqatë në bashkëpunim me të gjithë subjektet e tjera në fajlë iu bashkohemi “AKSION HUMANITAR PËR NDËRTIMIN E SHTËPISË SË BRAHIM ALIS-LEKPEREJ NGA FSHATI ARBNESH (LEKPEREJ)-KRAJË”.
Ftojm të gjithë bashkëvendasit, mërgimtarët tanë, bizneset dhe të gjithë njerzit e vullnetit të mirë, të ndihmojnë këtë familje. Vetëm ju mund të bëni realitet këtë ëndërr të kësaj familje. Kontributi juaj simbolik është shumë i domosdoshëm dhe ne besojm se ndihma juaj nuk do të mungoj. Shuma finnciare e kësaj ndihme është e nevojshme deri në vlerën $25.000, shumë e cila mundëson dhënien e çelsave në dorë për shtëpinë e familjes së Brahim Alisë-Lekperaj. Shoqata “Kraja” në New Yokr ofron ndihmën e saj humanitare për këtë familje në vlerë prej $3000, duke u bazuar në buxhetin financiar që shotata disponon, por kjo nuk do të thotë se do të ndalemi këtu po që se nuk plotësohet shuma e nevojshme për ndërtimin e shtëpisë, andaj shoqata do të shqyrtojë situatën e e mbetyur pas dhe to të vazhdojë aksionin e nisur deri në dhënien e çelsave në dorë. Tani vetëm se pritet që të nisë puna. Shpresojmë që të gjithë së bashku me punët dhe aksionin e nisur t’ia dalim ta kryejm me sukses. Dhashtë Zoti që ky askioni i nisur për ndërtimin e kësaj shtëpie të përfundoj me sukses.
Për informime më të hollësishme ju lutemi na kontaktoni në faqen e internetit në adresën: shoqatakraja@kraja.us
Ju falenderojm për kooperim!
Me rrespek nga udhëheqësia e Shoqatës “Kraja”-New York!
LISTA E INDIVIDËVE QË KANË NDIHMUAR GJER MË TANI
- Shoqata “Kraja”-New York $3000
- Hasan Lekperi $1000
- Sylejman Lekperi $1000
- Xhelal Lekperi $1000
- Mehmet Lekperi $500
- Muhamet Lekperi $500
- Musa Lekperi $500
- Osman H. Lekperi $500
- Selatin Lekperi $500
- Osman I. Lekperi $500
- Selim I. Lekperi $300
- Smail Lekperi $300
- Rifat Lekperi $300
- Xhevat Lekperi $200
- Isejn Osman Kovaçi $200
- Senada Kovaçi $200
- Mirsad Kovaçi $300
- Besar Kovaçi $100
- Dul Kovaçi $200
- Ridvan Kovaçi $200
- Sylejman Kovaçi $200
- Sami Kovaçi $200
- Xhemal R. Kovaçi $300
- Hasije Kovaçi $100
- Afrim Kovaçi $200
- Hajredin Kovaçi $500
- Hasim Kovaçi $500
- Qamil Doda $500
- Avdullah Doda $500
- Safet Doda $500
- Ismet Doda $300
- Ram M. Doda $100
- Rizo Doda $300
- Selatin Doda $300
- Selatin Popi $200
- Afrim Popi $200
- Lulzim Popi $200
- Rexhep Q. Popi $500
- Hamz Gjeçbriti $100
- Vedat Gjençiq $200
- Beqir Gjençiq $200
- Agim Gjençiq $200
- Haxhi Gjençiq $200
- Dul Boli $100
- Hamid Alaj $200
- Xhemal Demiri $100
- Esat Cukaj $100
- Halil Gjina $100
- Liridon Prishtina $100
- Rizo T. Boli $100
- Brahim Subrahimi $100
- Rifat Pera $100
- Elez Çobi $100
- Sylejman Draga $100
- Dul Perashi $200
- Avdyl Perashi $500
- Nefail Perashi $200
- Smail H. Perashi $200
- Samih Kanaqi $200
- Xhelal Boli $200
- Caf Boli $200
- Enver Pali (Krythë) $100
- Flamur Anamali $100
- Mirsad Demiri (Blacë) $200
- Rexhep Gjençiqi $300
- Anonim……..$200
- Isuf Cura $200
- Xhevdet Popi $200
- Imer H. Doda $500
- Salih Nikezi $200
- Ramazan Markashi $100
- Hasan R. Perashi $100
- Muhamet Lubani $100
- Xhemal Lubani $100
- Ramazan Lubani $100
- Shyqyri Lubani $100
- Zaim Lubani $100
- Smail Pera $100
- Osman Boli $100
- Skender Popi $500
- Haki Hoxha $200
- Musa Hoxha $100
- Agim Hoxha $100
- Qamil Ceka $100
- Xhemal Ceka $100
- Naim Haxhimurati $100
- Naser Nika $100
- Selatin Gjençiq $200
- Ruzhdi Molla $100
- Xhevdet Cura $200
- Arben Cura $200
- Zaim Cura $200
- Sait Gjenashi $200
- Naser Kovaçi $300
- Shyqyri Perashi $100
- Isa Vuka $100
- Ismet Çapri (Krythë) $100
- Reshit Gjinaj $300
- Beqir Hoxha $100
- Imer Hoxha $100
- Fadil Hoxha $400
- Bekim Kaca $400
- Xhemal Kaca $150
- Idriz Hoxha $100
- Sal Huti $100
- Faik Huti $100
- Sead Duraku $50
- Izet Lubani $100
- Smail Lika $100
- Hajrullah Lika $100
- Nazim Subashi $100
- Nijazi Huti $100
- Vebih Huti $100
- Musa Mehoviq $100
- Muhamet Bajraktari $200
- Xhelal Bajraktari $300
- Hajredin Peraj $50
- Brahim Pera $100
- Fadil Pera $100
- Mehmet Perashi $100
- Xhevat Kovaçi $200
- Hysejn S. Cuka $200
- Zenepe Bajraktari $300
- Jenuz Osmani (Ana e malit) $200
- Ilmi Osmani (Ana e malit) $100
- Xhemal Kollari $50
- Arif Nuti $60
- Osman Çobi 200
- Xhafer Berjashi $100
- Isa Gjeçbritaj $300
- Smail Gjeçbritaj $300
- Nezir Gjeçbritaj $200
- Ali H. Gjeçbritaj $300
- Musa Gjeçbritaj $500
- Hajrullah Gjeçbritaj $300
- Kasem Gjeçbritaj $300
- Nefail Gjeçbritaj $200
- Nefail N. Pera $100
- Susret R. Demiri $100
- Safet Gjenashi $200
- Muhamet Doda $300
- Sylejman Doda $300
- Reshit Doda $100
- Xhevdet Doda $200
- Xhelal Doda $200
- Nefail Doda $200
- Sal Gjenashi $100
- Anonim…$100
- Vahid Selmani $100
- Zaim Selmani $100
- Fasli Musoviq $100
- Rasim Ramusheviq $50
- Qazim Ramusheviq $50
- Haxhi Ramusheviq $50
- Brahim Veloviq $150
- Edin Muratoviq $100
- Islam Ramusheviq $200
- Mirsim Veloviq $60
- Xhevat Selmanoviq $50
- Fatmir Selmanoviq $100
- Mirsad S. Paleviq $50
- Shefki Veloviq $20
- Hajredin Selmani $100
- Nexhad Hoxhiq $100
- Ramazan Veloviq $100
- Selman Selmanoviq $50
- Osman Selmanoviq $300
- Zija Veloviq $100
- Mujo Muriqi $100
- Beqir Selmani $100
- Xhevat Veloviq $100
- Zaim Muratoviq $100
- Rasim Hoxhiq $100
- Smail I. Paleviq $100
- Isuf A Paleviq $100
- Rizo Paleviq $100
- Selatin Paleviq $50
- Muhamed S. Paleviq $100
- Ali S. Paleviq $100
- Shuqo Braca $100
- Ramo Ramusheviq $100
- Ali S. Hoxhiq $100
- Elvir S. Hoxhiq $40
- Murat Vela $40
- Jasmin Ramusheviq $20
- Nagib Zuberi $50
- Xhemal Subashi $100
- Brahim Demiri (Skje) $200
- Selatin Xh. Popi $200
- Hasan Demiri (Skje) $100
PËRFUNDOJ MBLEDHJA E FONDEVE